Cana ia ‘terron’ Mihajlovicit
Lorik Cana ia mohoi trajnerit serb të Sampdorias, Sinisa Mihajlovic fitoren në debutim te skuadra nga qyteti i Genovas. Kapiteni i Shqipërisë, realizoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 95-të të ndeshjes. Roberto Soriano kishte kaluar vendasit në epërsi në minutën e 67-të, mirëpo Lazio nuk u dorëzua dhe Cana e shpëtoi skuadrën e…
Sport
Lorik Cana ia mohoi trajnerit serb të Sampdorias, Sinisa Mihajlovic fitoren në debutim te skuadra nga qyteti i Genovas.
Kapiteni i Shqipërisë, realizoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 95-të të ndeshjes.
Roberto Soriano kishte kaluar vendasit në epërsi në minutën e 67-të, mirëpo Lazio nuk u dorëzua dhe Cana e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja duke shënuar në çastet e fundit të takimit dhe ia prishi debutimin Mihajlovicit.
Me këtë barazim, Lazio është në pozitën e tetë me 17 pikë.