Cana flet për Mustafin e Januzajn

Lorik Cana, ka thënë se Kombëtarja e Shqipërisë ka tentuar t'i afrojë në radhët e veta talentët shqiptarë që ndodhen nëpër vende të ndryshme në botë.

Sport

14/10/2015 18:00

Cana theksoi se shumë prej këtyre talentëve e kanë zgjedhur Shqipërinë, edhe pse ka pasur të tillë si Januzaj e Mustafi që kanë vendosur të luajnë për Belgjikën respektivisht Gjermaninë.

“Ka shumë talent shqiptar anë e mban botës. Ne kemi kërkuar shumë për ta. Januzaj zgjodhi Belgjikën, Mustafi Gjermaninë, por gjithashtu talent të mëdhenj kanë zgjedhur Shqipërinë. Ne u kemi dërguar ftesa shumë lojtarëve derisa ja kemi arrit qëllimit t’i afrojmë disa lojtar shumë të mirë”, ka thënë kapiteni i Shqipërisë.

Lojtari edhe një herë e shprehu krenarinë, për faktin që Shqipëria do të jetë pjesë e një Kampionati Europian.