“Cana dhe Mavraj vështirë të zëvendësohen”

Legjenda Rudi Vata është protagonisti i radhës që ka komentuar humbjen e Kombëtares Shqiptare në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.

Sport

23/03/2019 09:32

Shqipëria është mposhtur 0-2 nga Turqia në ‘Loro Boriçi’, në një ndeshje ku asgjë nuk funksionoi për kuqezinjtë.

Vata, i cili ka regjistruar 59 paraqitje për Shqipërinë, thotë se Lorik Cana dhe Mërgim Mavraj janë të pazëvendësueshëm për ekipin që në vitin 2016 bëri historinë në futbollin shqiptar.

“E prisja një ndeshje të vështirë. E prisja një Shqipëri me probleme. Kombëtarja shfaqi të njëjtat probleme si në Ligën e Kombëve. Mu duk e çuditshme zgjedhja e Panuccit për të presuar lartë. Krijuam 2-3 raste të mira”, ka deklaruar Vata për RTSH.

“Gjimshiti është lojtarë i bukur nga kallupi, por nuk ka elegancën e duhur dhe agresivitet. Ndoshta është akoma i ri, por mendoj se si Canën dhe Mavrajn është shumë vështirë t’i zëvendësosh. Mendoj që do kemi probleme në qendër të mbrojtjes. Lojtarët nuk kanë freskinë dhe elasticitetin e para 3 viteve. Ajo që më shqetëson është se pësojmë gola dhe nuk shënojmë”./Lajmi.net/