Cana dhe Djordjevic, komunikojnë serbisht

Sulmuesi i Lazios, Filip Djordjevic ka bërë të ditur se komunikon në gjuhën serbe me bashkëlojtarin e tij, kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana.

Sport

02/10/2014 19:37

Sulmuesi i Lazios, Filip Djordjevic ka bërë të ditur se ndan shoqëri me Lorik Canën e Etrit Berishën.

Përforcimi i ri i skuadrës romake do të jetë pjesë e skuadrës së Serbisë në ballafaqimin me Shqipërinë më 14 tetor në Beograd në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Por, ai ka insistuar se nuk ka armiqësi me dyshen e reprezentuesve shqiptarë.

Madje, ai ka njoftuar se me Canën komunikon në gjuhën serbe.

“Cana dhe Berisha janë njerëz mjaft të mirë dhe janë miq të mi në skuadër. Për më tepër me Canën flasim edhe serbisht”, deklaroi Djordjevic për mediat serbe.