Can Yaman nderohet me titullin “Mashkulli i vitit 2018”

Aktori i njohur turk me prejardhje shqiptare, Can Yaman u shpall aktori i vitit që e lamë pas.

ShowBiz

15/02/2019 10:39

Mbrëmë u mbajt një gala ndejë e revistës “GQ” në Turqi, ku artisti u nderua me titullin “Mashkulli i vitit”, shkruan lajmi.net.

Can i cili u bë i njohur në serialin turk “Zogu i hershëm”, ka rrëmbyer gjithë vëmendjen e shtypit rozë gjatë 2018-ës dhe po vazhdon ende të jetë tejet “IN”.

Përveç si aktor, 29 vjeçari merret edhe me modelim ku së fundmi thuhet të jetë në lidhje me aktoren e njohur, Demet Ozdemir.

Duhet theksuar se, në një intervistë për mediat turke ai kishte pranuar se është shqiptar dhe ndihet krenar për këtë. /Lajmi.net/