Can ‘përforcon’ Liverpoolin

Mesfushori i majtë i Bayer Leverkusenit, Emre Can mund të jetë përforcimi i parë i Liverpoolit, gjatë afatit kalimtar të verës. Reds janë të gatshëm të paguajnë 12 milionë funte për blerjen e 20-vjeçarit.

Sport

24/05/2014 12:18

Liverpool është pranë arritjes së marrëveshjes me vlerë prej 12 milionë funte për transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Emre Can.

Mesfushori i krahut të majtë, 20-vjeç, mund të bëhet përforcimi i parë i menaxherit të Reds, Brendan Rodgers gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur tabloidi britanik Daily Express.

Madje, ardhja e tij mund të jetë vetëm një sinjal për investimet e tjera që pritet të bëhen në skuadër për sezonin e ri, kur Liverpool do të garojë edhe në Ligën e Kampionëve.

Can u largua nga Bayern Munich për në Leverkusen në marrëveshje me vlerë prej 4.5 milionë funtesh, verën e shkuar, dhe kampioni i Gjermanisë ka opsionin për rikthimin e futbollistit.

Liverpool do të ndeshet me një tjetër skuadër gjermane, Borussia Dortmund në programin e miqësoreve të ardhshme, në Anfield më 10 gusht.