Cameron rrezikon të “tjetërsojë” shoqërinë britanike

David Cameron rrezikon të shkaktojë “tjetërsim” në shoqëri. Kështu vlerësuan të hënën një numër i figurave publike, duke kritikuar deklaratën e kryeministrit se Britania është një “vend i krishterë”.

Bota

21/04/2014 15:38

Autor Sir Terry Prachett është në mesin e personave që kanë nënshkruar letrën me këtë pretendim dhe ia kanë dërguar Daily Telegraph.

Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë “më e vendosur për statusin e saj të një vendi të krishterë”, ka deklaruar kryeministri Cameron.

Zëdhënësi i Kryeministrisë tha se Cameron ka kohë që e thotë se Mbretëria e Bashkuar është shtet i krishterë.

Më shumë se 50 shkrimtarë, shkencëtarë, gazetarë dhe akademikë, duke përfshirë këtu edhe autorin Philip Pullman, gazetari Polly Toynbee dhe filozofi AC Grayling kanë nënshkruar këtë letër të hapur.

Në letër, ky grup tha se ata respektojnë të drejtën e Kryeministrit për besimin e tij fetar.

\”Por, ne kundërshtojmë kategorizimin e tij se Britania është \’një vend i krishterë\’, dhe pasojat negative që kjo mund të sjellë në shoqëri dhe politikë”.

“Përveç në kuptimin e ngushtë kushtetues që ne vazhdojmë të kemi një Kishë, Britania nuk është një \’vend i krishterë\’”, thuhet në letrën dërguar gazetës Daily Telegraph.

Në letër po ashtu thuhet se Britania është një “shoqëri plurale”, dhe kryesisht është “jo-fetare”.

“Për të kërkuar një gjë ndryshe, nxit tjetërsimin dhe ndarje në shoqërinë tonë”, thuhet në letër.

Shumica e britanikëve “nuk duan fe apo që identiteti fetar të jetë prioritet në mënyrë aktive nga qeveria e zgjedhur”, thuhet në fund të letrës.

Aktivisti i të drejtave të njeriut, Peter Tatchell tha për BBC se pohimi se Britania është një vend i krishterë “nuk është faktikisht i sakt”.

Ai tha se në sondazhin YouGov, 65% e të anketuarve e kishin përshkruar vetën si “jo-fetar”, 29% e tyre thanë se ishin fetar.

Kryeministri Cameron në mesazhin e tij për festën e Pashkëve kishte thënë se ai kishte gjetur “paqe” në krishterim.

Zëdhënësi i Kryeministrisë, nuk e komentoi deklaratën e fundit, por iu referua fjalimit të Cameron, që e kishte mbajtur para tri vjetësh, në ditën kur po shënohej përvjetori i 400-të i King James Bible, kur ai po ashtu kisht thënë se Mbretëria e Bashkuar është një vend i krishterë, dhe se ai nuk do të duhet të ketë frikë të thotë një gjë të tillë.

“Ai  (Cameron) ka thënë në shumë raste se ai është tepër krenar që Britania është shtëpia e shumë komuniteteve të ndryshme fetare, gjë që e bënë Mbretërinë e Bashkuar një vend akoma më të fortë”.