Cameron: Ata nuk janë myslimanë, ata janë monstrumë (Video)

Kryeministri britanik, David Cameron ka thënë se Britania do të ndjekë vrasësit e humanistit David Haines. Cameron ka nderuar 44 vjeçarin e ndjerë me urdhrin “Hero britanik”.

Bota

14/09/2014 16:16

Ai tha se e gjithë Britania është në zi për vrasjen e neveritshme të Hainesit nga militantët e IS-it.

“Ata nuk janë myslimanë, ata janë monstrumë”, ka thënë Cameron, transmeton BBC.

Humanisti Haines u kap në Siri në vitin 2013, ndërsa ishte duke u mbajtur nga militantët e “Shtetit islamik”, të cilët kanë mbytur me prerje koke edhe dy robër të tjerë (gazetarë amerikanë) para Hainesit.

Videoja ku shihet vrasja e britanikut u postua mbrëmjen e së shtunës. Videoja fillon me një klip ku shihet kryeministri britanik, ndërsa pas saj shfaqet Haines i veshur në bluzë të gjerë ngjyrë portokalli, i gjunjëzuar para një personi të maskuar që mban një thikë.

“Emri im është David Cawthorne Haines. Dua të deklaroj se unë ju mbaj juve, David Cameron, plotësisht përgjegjës për ekzekutimin tim”, thotë ai në video.

Zyra për marrëdhënie me jashtë thotë se videoja duket të jetë e vërtetë.