Calhanoglu, emër i ri për Barcelonën e Atleticon

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu, është emri më i ri që përflitet si përforcim i mundshëm i Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Sport

06/03/2015 16:31

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu, ka dy pretendentë të mëdhenj për nënshkrimin e tij.

Sipas “Sport Bild”, 21-vjeçari i talentuar kërkohet nga Barcelona dhe Atletico Madrid në La Ligë.

Ylli i ri turk ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të deritashme gjatë këtij sezoni dhe Atletico u njoftuar për së afërmi me talentin e tij pasi ai ua shënoi një gol të bukur në fitoren e Leverkusenit me rezultat 1:0 në Ligën e Kampionëve.

Andaj, kjo ka bërë që Atletico, por edhe Barcelona të shprehin interesim për transferimin e tij.