Calderon: Ronaldo mund të kthehet në Manchester United
Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon beson se Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Manchester United në të ardhmen. Mesfushori ofanziv portugez i kaloi gjashtë sezone në Old Trafford në mes viteve 2003-2009, para se të lëvizte drejt Madridit për një shifër rekorde. Ronaldo, i cili realizoi 41 gola deri tash këtë sezon në…

Sport
Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon beson se Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Manchester United në të ardhmen.
Mesfushori ofanziv portugez i kaloi gjashtë sezone në Old Trafford në mes viteve 2003-2009, para se të lëvizte drejt Madridit për një shifër rekorde.
Ronaldo, i cili realizoi 41 gola deri tash këtë sezon në të gjitha kompeticionet, flitej se mund të kthehej verën e kaluar tek ‘Djajtë e Kuq’, por më pas e nënshkroi kontratën e re.
Mirëpo, kjo nuk e ndalon Calderonin të besojë se ylli portugez të kthehet sërish në ‘Teatrin e Ëndrrave’.
“Nuk i dihet kurrë. E di kur nënshkruam me të, ai thoshte se Manchesteri për të ishte si shtëpia e tij dhe se ishte i lumtur atje, me klubin dhe fansat. Në atë kohë, Fergusonin e konsideronte si baba dhe gjithçka sipas tij në Manchester ishte perfekte”, deklaroi Calderon për talkSPORT.
“Por, ai dëshironte të vinte në Madrid dhe të luante për Realin. Por, nuk i dihet, ndoshta në fund të karrierës do të donte të kthehet në Angli, në Manchester. Ai është i vendosur që çdo ditë të zgjohet dhe të bëhet më i mirë se ditën e kaluar”, vazhdoi ai.
“Kjo e bën atë të pamposhtur. Nuk e kam parë asnjë lojtar si ai në të kaluarën. Nuk shoh ndonjë limit. Nuk e di se cili do të jetë niveli më i lartë për këtë lojtar”, vijoi ai.
Calderon mendon se Reali në 2-3 muajt e fundit ka qenë më i fortë se Barcelona. Ai mezi e pret këtë ndeshje.