Caku i Haradinajt, rroga 1000 euro
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka synim që pagën në Kosovë ta bëjë 1000 euro dhe papunësinë ta ulë në 10 për qind. Sipas tij, nuk duhet ndarë të kënaqur me \"rritjen e pjesshme\" që e bëri Qeveria ditëve të fundit.

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet që të punohet që në Kosovë, të ketë rrogë minimale 1000 euro dhe papunësi 10%. Ai ka thënë se nuk duhet kënaqur me rezultate të pjesshme siç është rritja e rrogave që Qeveria e Kosovës e ka shpallur këto ditë.
“Të kemi cakun për pagë 1000 euro në Kosovë, për një vend pune për familjet që nuk kanë asnjë të punësuar dhe për papunësinë 10 për qind, por jo të kënaqemi me një rezultat të pjesshëm që është shumë i nevojshëm si tash rritja e pagave, por duhet të kemi cak serioz dhe të mbërijmë 1000 euro”, ka thënë Haradinaj, pas takimit me kreun e LDD-së, Nexhat Daci.
“Ne po punojmë në këtë drejtim”, është shprehur ai.