Caktohet orari i ri për ndeshjen Prishtina – Dukagjini

Ndeshja Prishtina – Dukagjini tashmë ka një datë të re. Ndeshja e cila i takon 1/8 të Kupës së Kosovës, ndaj Prishtinës dhe Dukagjinit ishte paraparë të luhej sot, por është shtyrë. Moti i ligë dhe gjendja jo e mirë në fushën e Lipjanit detyruan të merrej ky vendim. Kurse, janë Prishtina që njoftuan se…

Sport

05/02/2023 17:41

Ndeshja Prishtina – Dukagjini tashmë ka një datë të re.

Ndeshja e cila i takon 1/8 të Kupës së Kosovës, ndaj Prishtinës dhe Dukagjinit ishte paraparë të luhej sot, por është shtyrë.

Moti i ligë dhe gjendja jo e mirë në fushën e Lipjanit detyruan të merrej ky vendim.

Kurse, janë Prishtina që njoftuan se tashmë ky takim ka një datë të caktuar.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (gjashtë shkurt), me fillim nga ora 13:00.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e kryeqytetasve:

“Njoftim zyrtar

FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja me KF Dukagjinin e planifikuar të zhvillohet (sot) të dielën më 5 shkurt 2023 nga ora 13:00 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan është shtyrë.

Sfida në fjalë, e cila i takonte 1/8 së finales së Kupës së Kosovës do të luhet të hënën (6 shkurt) nga ora 13:00 në të njëjtin vend.

Dueli i planifikuar për ditën e sotme ishte e pamundur që të zhvillohet për shkak të kushteve të rënda të fushës me borë e akull, e ku përkundër përpjekjeve maksimale të FC Prishtinës, ishte e pamundur që të rikthehej fusha në gjendje normale për shkak të temperaturave të ulëta.

Me vendim të zyrtarëve të ndeshjes, loja u shty për 24 orë”./Lajmi.net/