Caktohet orari i ndeshjeve të javës së 22-të në Superligë

Federata e futbollit të Kosovës, ka caktuar orarin e ndeshjeve të vlefshme për javen e 22-të të Superligës së Kosovës.

Sport

25/02/2021 19:09

Është caktuar orari i ndeshjeve të xhiros së 22-të në Superligë. FFK ka njoftuar se ndeshjet e Superligës së Kosovës në kuadër të xhiros së 22-të do të zhvillohen këtë fundjavë dhe fillimin e javës së ardhshme, transmeton lajmi.net

Kjo xhiro do të zhvillohet në tri ditë, me ndeshjen hapëse Trepça’89 – Prishtina, që luhet të shtunën.  Ndërkohë, dy ndeshje luhen të dielën dhe dy tjera të hënën./Lajmi.net/

Superliga – Java e 22-të
E shtunë, 27 shkurt
Trepça’89 – Prishtina (13:00)

E diel, 28 shkurt
Drita – Besa
Llapi – Ballkani (13:30)

E hënë, 1 mars
Drenica – Gjilani (13:00)
Arbëria – Feronikeli (13:00)