Caktohet ora për ndeshjen që luhet nesër mes Atalanta – Villarreal

Jo gjithçka shkoi sipas planit të UEFA sonte, pasi ndeshja mes Atalanta dhe Villarreal është shtyrë për nesër.

Sport

08/12/2021 22:01

Reshjet e intensitetit të lartë në Bergamo kanë bërë që ndeshja mes Atalanta dhe Villarreal ta ketë ta pamundur të nis.

Zyrtarët e takimit kanë vendosur që ndeshjen ta shtyjnë për nesër, përcjell lajmi.net. Tani, për këtë ndeshje ka edhe një orar.

Sipas ‘Sky Sport’, ndeshja do të luhet nesër me fillim nga ora 16:30.

Atalanta dhe Villarreal luajnë direkt për pozitën e dytë në tabelë dhe ndeshja ka rëndësi të madhe. /Lajmi.net/