Caktohet ora – Fury dhe Wilder zbresin në ring në orët e hershme të së dielës

Adhuruesit e boksit në gjithë botën po presin me padurim fillimin e meçit Tyson Fury – Deontay Wilder.

Sport

22/02/2020 17:41

Fury do të kontestojë për herë të dytë Deontay Wilderin për titullin e kampionit të WBC.

Së fundmi është mësuar edhe ora se kur boksierët planifikohet të zbresin në ring.

Sipas raportimeve të fundit, Fury dhe Wilder do të ecin drejt ringut në orën 06:00 (sipas kohës sonë).

Pra, adhuruesit e boksit në Kosovë mund ta përcjellin revanshin e madh në orët e hershme të së dielës.

Ky duel shihet si një nga më interesanti në vitet e fundit në boks, sigurisht, duke pasur parasysh edhe duelin e parë. /Lajmi.net/