Caktohet gjyqtari për ndeshjen Shqipëri – Zvicër

UEFA e ka caktuar gjyqtarin e ndeshjes Shqipëri – Zvicër, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 15:00 në Lens.

Sport

08/06/2016 16:22

Carlos Velasco Carballo do ta ndajë drejtësinë në përballjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës në Evropian.

Carballo është një gjyqtar i kolegjiumit të Madridit, që drejton ndeshje në Primera Division prej vitit 2004, ndërsa gjykon në arenën ndërkombëtare prej vitit 2008.

Prej vitesh, ai cilësohet si një prej arbitrave më të mirë europianë, me UEFA-n që në 2011-ën i besoi finalen e Europa League ndërmjet Portos dhe Bragës, ndërsa e përfshiu edhe mes 12 gjyqtarëve të Euro 2012.

Ai është i njohur për numrin e madh të kartonëve që shpërndan gjatë ndeshjeve.Sipas Supersport.al ai kishte një mesatare prej 5.5 kartonëve të verdhë për ndeshje në sezonin e fundit.