Caktohet data për seancën e parë gjyqësore në rastin Banjska

Më 25 shtator do të nis seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist të Banjskës, i cili ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar nga një grup i armatosur serbësh të cilët po drejtoheshin nga kryekrimineli, Milan Radojicq. Në lidhje me këtë rast ditë më parë Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë…

Lajme

20/09/2024 15:56

Më 25 shtator do të nis seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit terrorist të Banjskës, i cili ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar nga një grup i armatosur serbësh të cilët po drejtoheshin nga kryekrimineli, Milan Radojicq.

Në lidhje me këtë rast ditë më parë Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, por janë vetëm tre prej tyre të cilët gjenden në paraburgim.

Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq.

Ndërsa konfirmimin për nisjen e seancës gjyqësore e bëri zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca fillestare në këtë çështje penale është caktuar të mbahet me datë 25 shtator 2024, në ora 09:30. Gjyqtar i çështjes është Arben Hoti, gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e dhënë për lajmi.net.

Nga sulmi terrorist i Banjskës u vra zyrtari policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pas kësaj institucionet e Kosovës patën publikuar edhe pamje të shumta me dron, që lidheshin dhe dëshmonin saktësisht sulmin e drejtuar nga Radoçiqi.

Në mesin e 45 të akuzuarve është edhe vetë Radojicq, i cili dyshohet se po jeton diku në Beograd, me mënd e institucioneve serbe atje./Lajmi.net/