Cakolli: Kjo situatë mund të zgjas deri në zgjedhjen e Presidentit

Sot për herë të katërt, në Kuvendin e Kosovës janë mbledhur të zgjedhurit e popullit për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. Por, kjo nuk ndodhi përsëri pasi deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca tha se nuk i kanë votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre. E Eugen Cakolli nga KDI, tha se bazuar në aktgjykimin e…

Lajme

21/04/2025 15:54

Sot për herë të katërt, në Kuvendin e Kosovës janë mbledhur të zgjedhurit e popullit për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Por, kjo nuk ndodhi përsëri pasi deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca tha se nuk i kanë votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre.

E Eugen Cakolli nga KDI, tha se bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014-të, kjo situatë mund të zgjas pafundësisht, nëse partia e parë nuk gjen zgjidhje politike.

“Fatkeqësisht nuk ka asnjë afat kohor, mund të shkoj në pafundësi. Ndonëse në rastin tonë i bie në skenarin më të keq të mundshëm, në vitin e ardhshëm në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit, edhe po nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit do të kemi zgjedhje parlamentare”, deklaroi Cakolli.

PDK, LDK dhe AAK sot para seancës kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.