Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Cakaj shpalos tri mesazhet që mori në SHBA: S’ka marrëveshje sekrete, s’ka ndarje dhe s’ka nxitim në dialog

14:59 | 30 Qershor 2020

Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj ka folur sot në Prishtinë për vizitën e tij në Uashington, si dhe për takimin dhe mesazhet që mori nga emisari special, Richard Grenell për Kosovën.

Cakaj tha se vizita e tij nuk ndërlidhet specifikisht me Kosovën, por për këtë të fundit është diskutuar konkretisht në takimin që kishte me Grenell, shkruan lajmi.net.

“Vizita ime në Uashington ka qenë shumë më herët. Nuk ndërlidhet me çështjen e Kosovës, sepse kam qenë për të diskutuar edhe për një varg projektesh. Pjesë e angazhdimeve të mija ka qenë edhe synimi ynë për të siguruar një ulëse të një vendi jopermanent në Këshillin e Sigurimit për këtë vit. I vetmi takim për Kosovën ka qenë ai me Richard Grenell”, tha Cakaj.

Nga SHBA-të, Cakaj tha se ka sjellur tri konkluzione, që ka të bëjnë me polemikat për ndarje të Kosovës.

“Ska marrëveshje sekrete. Nuk ka ndarje të Kosovë, dhe kush i ka sytë në ballë dhe mendët në kokë nuk besnj se as qeveria e Shqipërisë dhe askush në Kosovë nuk bën plane për ta ndarë Kosovën”, tha ai.

Si të tretë, ai përmendi edhe polemikat e nxjerrura në opinion nga Vetëvendosje, se SHBA-të e kanë me nguti arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, për përfitime elektorale.

“Nuk ka nxitim për një marrëveshje për Kosovën për interesa elektorale në Amerikë. Por koordinimi me Amerikën është jetik. Cfarëdo përpjekje tjera janë vetëm prirje për të përfituar shkurtë politikisht në dëm të kosovarëve”, tha Cakaj.

Këto mesazhe, Cakaj tha se nuk po i sjellë vet, por janë të përçuara nga vet emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell. /Lajmi.net/