Cakaj: Kosova e Shqipëria s’e kanë në agjendë zyrtare bashkimin, thellimi i bashkëpunimit i domosdoshëm
Ministri në detyrë për punë të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, referuar bashkimit kombëtar.

Lajme
Cakaj ka thënë se perspektiva e bashkimit të Kosovës e Shqipërisë nuk është në agjendën zyrtare të asnjërës prej të dyja vendeve, njofton Klan Kosova.
”Deklarata e Presidentit të Kosovës është një çështje që nuk është në agjendën zyrtare të asnjërit prej vendeve”.
”Jemi në përpjekje e sipër për të intensifikuar bashkëpunimin me Kosovën por edhe me vendet tjera në rajon”.
Gent Cakaj theksoi që këtë bashkëpunim e kërkon edhe procesi i Berlinit.
”Parimi i bashkëpunimit rajonal është në agjendën e Shqipërisë sepse kështu e kërkon edhe procesi i Berlinit”.
”Deri tani ambicia ynë për bashkëpunim nuk ka qenë e drejtuar vetëm me Kosovën por edhe me shqiptarët në rajon dhe për më gjerë se kaq me shtetet rajonale në përgjithësi”.