Caicedo nuk shkon në stërvitje, mungon nesër kundër Liverpoolit

Ylli i Brightonit, Moises Caicedo nuk është paraqitur sot në seancën stërvitore me skuadrën, para ndeshjes së nesërme kundër Liverpoolit në FA Cup. Caicedo publikisht e ka pranuar se dëshiron largimin nga Brightoni këtë janar, në mënyrë që t’i bashkohet një skuadra gjigante, ku në garë për të janë Arsenali, Chelsea dhe Liverpooli, transmeton lajmi.net.…

Sport

28/01/2023 13:50

Ylli i Brightonit, Moises Caicedo nuk është paraqitur sot në seancën stërvitore me skuadrën, para ndeshjes së nesërme kundër Liverpoolit në FA Cup.

Caicedo publikisht e ka pranuar se dëshiron largimin nga Brightoni këtë janar, në mënyrë që t’i bashkohet një skuadra gjigante, ku në garë për të janë Arsenali, Chelsea dhe Liverpooli, transmeton lajmi.net.

Arsenali pritet që ta përmirësojnë ofertën e tyre, pas asaj të parës që ishte 68 milionë euro, e cila u refuzua menjëherë nga Brightoni.

Chelsea po ashtu kishte ofruar 62 milionë euro, gjithashtu ofertë kjo e refuzuar nga “Pulëbardhat”.

Tani, siç konfirmohet nga Fabrizio Romano, pasi që Caicedo nuk është stërvitur sot, nesër nuk do të paraqitet kundër Liverpoolit./Lajmi.net/