Bytyqi: Uroj që në këtë ditë feste, e çdo ditë tjetër, të keni gëzim e lumturi në familjet tuaja!

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ua ka uruar të gjithë besimtarëve të besimit islam festën e Fitër Bajramit.

Lajme

15/06/2018 10:25

“Të nderuar qytetarë të besimit islam,

Sot, kur po festojmë Fitër Bajramin, uroj t’u jetë pranuar agjërimi, si përkushtim e adhurim ndaj Krijuesit!

Ky muaj i bekuar na jep mesazhin se dashuria, paqja, harmonia e toleranca, janë vlera që e bëjnë jetën tonë më të lehtë! Uroj t’i bartim këto vlera, bashkë me gatishmërinë për të ndihmuar gjithmonë ata që kanë nevojë!

Uroj që në këtë ditë feste, e çdo ditë tjetër, të keni gëzim e lumturi në familjet tuaja!”, ka shkruar Bytyqi.