Bytyçi, PDK: Disa analistë të dëshpëruar nga dështimi i parashikimeve po vazhdojnë shpifjet

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi u ka bëtmrë thirrje disa analitëve të debateve televizive që të ndalin analizat shpifëse, tani që janë kpnfirmuar dështimet e parashikimeve të tyre në stilin e Burdushit.

Lajme

05/06/2020 23:26

Ai ka reaguar përmes faqes së tij në Facebook ndaj deklaratave që sonte u bënë nē TV Dukagjini nga analisti Imer Mushkolaj dhe moderatori analist Ermal Panduri të cilët deklaruan se “nëse do të ishte e nevojshme disa deputetë të PDK do ta votonin qeverinë Hoti”.

Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:

U bënë disa javë që disa media në Kosovë, e disa “analistë”, duke përfshirë këtu edhe komentuesin Imer Mushkolaj, mundohen të ndërlidhin PDK-në me Qeverinë Hoti.

Për javë të tëra, ushqyen gënjeshtra e sajuan teori konspirative, se kinse ndonjë deputet i PDK-së do ta votojë Qeverinë e re. Të njëjtën gjë sot e dëgjuam edhe prej Ermal Pandurit, në emisionin e tij “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Pa fije turpi, edhe sonte spekulonin se ka pasur deputetë të PDK-së që do të mund ta votonin Qeverinë e re. Thua se votimi ende nuk ka ndodhur. Tamam fallxhorë, si puna e Burdushit.

Por, gënjeshtra e sajuar dhe promovuar më herët nuk ju doli. Zero vota nga 24 deputetë të PDK-së për qeverinë Hoti. Ashtu siç kishim deklaruar me dhjetëra herë, për të hequr mjegullën e krijuar nga çifti i këtyre fallxhorëve, duket se edhe sonte, ende dëshirojnë ta mbajnë të gjallë shpifjen rreth kësaj teme. Mbase nuk kanë faj, kanë dëshiruar të ndodhte ashtu.

E kanë të vështirë të pranojnë se teoria e tyre për PDK-në, si “e keqja e këtij vendi” nuk po ju ndezë më, për shkak edhe të qendrimit dinjitoz dhe konsistent të PDK-së në opozitë.

Le të flasin sa të duan se është e drejtë e tyre edhe kur flasin kuturu, pa dije e me qëllime të caktuara. Tek e fundit, askush, askujt s’mund t’ia mohoj të drejtën që të duket qesharak me apo pa vetëdije.