Byro për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, LVV: Jo veç populli, po edhe ChatGPT e di sikletin e opozitës

“Diss-at” mes Qeverisë e opozitës nuk kanë të ndalur. Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme u bë shkak këtë herë. Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje u publikua një video që lidhet me këtë çështje. Përmes një screen-record shihet se LVV pyet ChatGPT-në se ” pse opozita po i frikësohet Ligjit të Byrosë për…

Lajme

13/12/2024 18:09

“Diss-at” mes Qeverisë e opozitës nuk kanë të ndalur.

Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme u bë shkak këtë herë.

Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje u publikua një video që lidhet me këtë çështje.

Përmes një screen-record shihet se LVV pyet ChatGPT-në se ” pse opozita po i frikësohet Ligjit të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”.

Përgjigjia e ChatGPT-së shkon krahas asaj siç duket që Qeveria mendon, duke qenë se kështu ishte mbishkrimi i postimit të videos:

“Jo veç populli, po edhe ChatGPT e di sikletin e opozitës”./Lajmi.net