Bylbyl Sokoli konfirmon bisedimet me Prishtinën

FC Prishtina duket se shumë shpejtë ka gjetur zëvendësimin e trajnerit Mirel Josa, i cili u shkarkua vetëm disa orë më herët.

Sport

03/09/2019 14:04

Klubi bardhekaltër është në bisedime me trajnerin e mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, i njohur ndryshe edhe si ‘Profa’, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe: 

ZYRTARE: Mirel Josa largohet nga Prishtina

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net vet Sokoli, duke thënë se ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

‘’Jam në bisedime. Nesër vazhdojnë bisedimet dhe nuk ka asgjë konkrete. Krejt këto çka po shkrujnë janë të pavërteta‘’, deklaroi 60-vjeçari për lajmi.net.

Kujtojmë se Sokoli udhëhoqi Prishtinën gjatë edicionit 2014/15, ndërsa aktualisht është papunë pasi dha dorëheqje nga Ferizaji. /Lajmi.net/