Bye Bye Chelsea
Frank Lampard, Ashley Cole dhe Samuel Eto’o janë përfshirë nga Chelsea në listën e futbollistëve të ‘liruar’, gjatë afatit kalimtar të verës. Ata kanë hyrë në javët e fundit të kontratave me gjigantin londinez.

Sport
Frank Lampard, Ashley Cole dhe Samuel Eto’o janë në mesin e futbollistëve që janë ‘liruar’ nga Chelsea, sipas listës më të re të skuadrave të Premierligës.
Klubet paraqitën sot listat e futbollistëve që do të lirohen gjatë afatit kalimtar të verës, dhe treshja e Blues janë yjet më të mëdhenj në dokument, raporton Metro.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se asnjëri prej tyre nuk do të paraqitet në Chelsea, në edicionin e ardhshëm, pasi lista shfaq vetëm futbollistët që janë në skadim të kontratës, e që ende nuk e kanë vazhduar atë.
Cole duket i sigurt në largim nga Stamford Bridge, ndërsa Eto’o me kritikat e fundit ndaj menaxherit Jose Mourinho e ka vulosur lamtumirën e tij nga gjiganti londinez.
Por, njoftimet e fundit sugjerojnë se Chelsea do t’i ofrojë Lampardit një kontratë të re njëvjeçare, njësoj si kapitenit John Terry.
Mesfushori nuk mund ta nënshkruajë atë tani, sepse është në përgatitje me Anglinë për Kampionatin botëror në Brazil.