Fatmir Limaj mund t’i bashkohet PDK-së?

Gazetari, Berat Buzhala ka deklaruar se kreu i Nismës, Fatmir Limaj, mund t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës. Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Buzhala thekson se Limaj nuk ka asnjë arsye të mos i bashkohet PDK-së, në qoftë se Bedri Hamza zgjidhet kryetar i kësaj partie. “[PDK-së] i duhet një marrëveshje me Fatmir Limajn, i…

Lajme

12/11/2025 22:58

Gazetari, Berat Buzhala ka deklaruar se kreu i Nismës, Fatmir Limaj, mund t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Buzhala thekson se Limaj nuk ka asnjë arsye të mos i bashkohet PDK-së, në qoftë se Bedri Hamza zgjidhet kryetar i kësaj partie.

“[PDK-së] i duhet një marrëveshje me Fatmir Limajn, i cili në çdo moment të ditës i ka 25 mijë vota. Unë mendoj se asnjë arsye Limaj nuk e ka [të mos bashkohet me PDK-në], mendoj që i ka kërkesat e veta. Votuesi i Fatmirit, me kurrkënd nuk është më i afërt se me votuesit e PDK-së”, u shpreh Buzhala.