‘Buzëqeshje’ te Fenerbahce, Muriqi rikthehet në stërvitje
Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje te Fenerbahce.
Sport
Sulmuesi 25 vjeçar është rikthyer për herë të parë në strëvitje te Fenerbahce, që nga lëndimi i pësuar që ia pamundësoi paraqitjet me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.
Faqja e Fenerbahce në Twitter ka postuar fotografi të Muriqit në stërvitje me skuadrën, përcjell lajmi.net.
Futbollisti nga Prizreni pritet të jetë në fushë në fundjavë, ku Fenerbahce udhëton te Goztepe për ndeshjen e xhiros së 13-të.
Muriqi këtë sezon në Superligën e Turqisë ka shënuar shtatë gola, duke u renditur në vendin e katërt në listën e golashënuesve./Lajmi.net/