Butrinti kapet mat me prezantuesen që e puthi në emision (Foto/Video)

13:59 | 24 Maj 2016

Ditë më parë ju sollëm një video ku prezantuesja e Top Channel flirtonte live në emision me këngëtarin Butrint Imeri.

Vajza e quajtur Kiara madje ia arriti edhe ta puthte artistin e ri, të cilit si duket i ka lënë shije të mirë, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi dyshja janë zënë mat gjersa shoqëroheshin me njëri-tjetrin në një nga lokalet e Tiranës.

Mbetet të shihet nëse ky do të jetë çifti i radhës mes artistëve të Kosovës dhe moderatoreve nga Shqipëria, pas Getit e Marinës dhe Nogës e Kristelës, të cilët pritet të martohen së shpejti.