Butrint Imeri publikon pamje nga prapaskenat e klipit me Taynën dhe Mozzik

Butrint Imeri, Mozzik e Tayna janë duke përgatitur një hitë të jashtëzakonshëm.

ShowBiz

08/06/2022 10:21

Bashkëpunimi i tyre titullohet “Pare” dhe pritet shumë shpejt të publikohet, shkruan lajmi.net.

Ata kanë udhëtuar për në Turqi për të realizuar edhe klipin e këngës.

Ndërkohë, Butrinti ka publikuar edhe pamje nga prapaskenat e këtij videoklipit, teksa shihen të tre artistët së bashku gjatë xhirimeve.

Gjithashtu në pamjet e publikuara nga këngëtari, shihet edhe ekipi i xhirimit të klipit muzikor.

Vlenë të theksohet se ky është bashkëpunimi i parë mes tre artistëve të cilët gëzojnë suksese të jashtëzakonshme në karrierën e tyre./Lajmi.net/