Buta konfirmon lidhjen e dashurisë, ndan fotot e para me vajzën që ia rrëmbeu zemrën

Reperi Buta është në lidhje dashurie.

ShowBiz

02/03/2021 18:32

Buta është emër shumë i njohur për publikun, i cili njihet për disa hite në muzikë, shkruan lajmi.net.

Ai ka tentuar çdo herë që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut, por kësaj radhe “u dorëzua”.

Artisti ka ndarë imazhe me vajzën që ia rrëmbeu zemrën, duke konfirmuar kështu se ai është në një lidhje dashurie.

Reperi dukej i lumtur në krahët e vajzës që nuk është e njohur për publikun, ndërsa ndau disa momente pranë saj.

Të shumta ishin komentet që ndjekësit ia shkruan, duke e uruar atë për lidhjen e re. /Lajmi.net/