Busquets pritet t’i mungojë Barçës kundër United në Ligën e Evropës

Manchester United mund të përfitojë nga fati i keq i Barcelonës, pasi që mesfushori Sergio Busquets pësoi një lëndim i cili mund ta lërë atë jashtë fushave në përballjen mes dy ekipeve në Ligën e Evropës. Veterani spanjoll pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së Barcelonës në La Liga ndaj Sevillas, ku…

Sport

09/02/2023 13:40

Manchester United mund të përfitojë nga fati i keq i Barcelonës, pasi që mesfushori Sergio Busquets pësoi një lëndim i cili mund ta lërë atë jashtë fushave në përballjen mes dy ekipeve në Ligën e Evropës.

Veterani spanjoll pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së Barcelonës në La Liga ndaj Sevillas, ku u zëvendësua nga Franck Kessie pas vetëm tetë minutave lojë, transmeton lajmi.net.

Më pas, Kessie asistoi te goli i parë i Barcelonës, ku kjo e fundit e mposhti më pas andaluzianët me rezultat bindës 3:0. Me këtë fitore, gjiganti katalunas tani ka tetë pikë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë.

Mediumi spanjoll “Cadena SER” bënë të ditur se Busquets ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës, me një dëmtim të vogël të ligamenteve. Kështu, mesfushori spanjoll pritet të mungojë për dy ose tre javët e ardhshme.

Kjo nënkupton se Busquets do të jetë jashtë fushave këtë muaj, në të cilin përfshihet edhe përballja e parë e Barcelonës kundër Manchester United në Ligën e Evropës.

Barça e pret United në “Spotify Camp Nou” më 16 shkurt, të cilën Busquets sigurisht nuk do të paraqitet. Më pas, ndeshja e kthimit do të jetë pas një jave, që nënkupton se do të jetë e vështirë ta shohim spanjollin të luajë kundër “Djajve të Kuq”./Lajmi.net/