Busquets për të ardhmen e tij: Nuk mund t`ju them asgjë sepse nuk ka asgjë zyrtare

Sergio Busquets ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Busquets është 34 vjeçar dhe ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023. Së fundmi po raportohet se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me skuadrën katalanase. E, lidhur me këtë ka folur edhe vetë lojtari, duke thënë se nuk ka…

Sport

23/09/2022 19:30

Sergio Busquets ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Busquets është 34 vjeçar dhe ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.

Së fundmi po raportohet se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me skuadrën katalanase.

E, lidhur me këtë ka folur edhe vetë lojtari, duke thënë se nuk ka ende asgjë zyrtare.

“Nuk mund t’ju them asgjë sepse nuk ka asgjë. Mua nuk më është dukur asgjë për shkak të të gjitha thashethemeve që janë shfaqur. Nuk ka asgjë zyrtare. Do të shoh se si do të jem deri tani këtë sezon. Nuk ka asgjë dua të shijoj dhe pastaj të shoh. Është e qartë që nuk jam 20 vjeç, prioritet është viti i fundit i kontratës, por janë zyrtarizuar gjëra që janë false”, tha ai për konferencën për shtyp me kombëtaren spanjolle.

Lajmet po qarkullojnë se mesfushori do vazhdojë karrierën e tij në Amerikë, pas përfundimit te aventurës me Barçën./Lajmi.net/