Busquets: Duam ta fitojmë Ligën e Kombeve

Italia dhe Spanja do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Sport

05/10/2021 23:51

Kjo përballje do të luhet në stadiumin “San Siro” nesër me fillim nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

Futbollisti spanjollë, Sergio Busquets është shprehur tejet optimist se do ta fitojnë turneun e Ligës së Kombeve.

“Është e mrekullueshme të jesh këtu, pasi janë katër ekipe fantastike dhe kjo është një mundësi për ne”.

“Ka kundërshtarë të cilësisë së lartë, Italia janë kampionët e Evropës dhe ne do të përpiqemi të luajmë ashtu siç bëmë në Euro, duke shpresuar që këtë herë të arrijmë në finale.”

“Ne duhet të jemi krenarë që jemi në këto finale të Ligës së Kombeve, por jo të ndalemi këtu, pasi synojmë gjithmonë më lart”.

“Është një turne i ri dhe ne do të përpiqemi të dëmtojmë Italinë me pikat tona të forta dhe filozofinë tonë. Ne e meritojmë të jemi këtu dhe tani duam ta mposhtim Italinë për të arritur në finale ”.

“Italia ka lojtarë të mëdhenj me shumë përvojë, ata merituan të fitojnë Euron dhe kanë vazhduar me këtë qasje. Është një nder për mua të përballem me një ekip kaq të fortë”, përfundoi Sergio Busquets. /Lajmi.net/