Busquets: Barcelona taktikisht e përgatitur për Napolin

Sergio Busquets është shprehur optimist për ndeshjen kundër Napoli.

Sport

07/08/2020 16:12

Ndonëse nuk do të ketë të drejtë të paraqitet kundër Napoli, Sergio Busquets është shprehur optimist se shokët e skuadrës janë mjaftueshëm të përgatitur për këtë ndeshje.

Sipas mesfushorit spanjoll, katalanët janë gati në aspektin taktik dhe mund ta eliminojnë Napolin.

“Ndihemi mirë dhe duam të japim 100%, të shënojmë gola dhe të jemi më kërkues”, ka thënë Busquets, transmeton lajmi.net.

“Çdo gjë që glasim në dhomat e zhveshjes bëhet për t’u përmirësuar. Javët e fundit kanë qenë të mira dhe na kanë lejuar që të stërvitemi më mirë dhe të kemi plan më të mirë taktik”, ka shtuar spanjolli.

“Gjithsesi, Napoli kanë trajner të mirë dhe nuk do ta bëjnë të lehtë për ne”, ishin fjalët e Busquets.

Barcelona luante baras 1:1 në ‘San Paolo’, kurse në ‘Camp Nou’ synojnë të prejnë biletën për fazën tjetër. /Lajmi.net/