Bushati takoi senatorin McCain

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka pritur në takim senatorin amerikan John McCain.

Lajme

14/04/2017 16:00

Bushati ka thënë se McCain është një mik i vërtetë i shqiptarëve.

“Kënaqësi të mirëpresim sot Senatorin Republikan John McCain, një mik i vërtetë i shqiptarëve, i cili ka një shikim të kthjellët dhe pa kompromis mbi rolin e patjetërsueshëm të SHBA-së në rajon dhe në vendin ton”, ka shkruar Bushati në facebook.

McCain të enjten ka vizituar edhe Kosovën./Lajmi.net/