Burri vret gruan në Gjakovë, Policia dhe Prokuroria japin detaje për rastin

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka dhënë detaje për vrasjen e sotme në qytetin e Gjakovës, ku dyshohet se burri vrau bashkëshorten e tij.

Lajme

20/08/2018 11:57

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën Ali Ibra në Gjakovë, ndërkaq që sipas deklaratave të familjarëve, rasti ka ndodhur përderisa në ballkonin e shtëpisë ishin duke biseduar dorasi me gruan e tij R.SH të komunitetit egjiptas ,ku edhe është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri.

“Familjarët menjëherë kanë dal dhe e kanë vërejtur babain e tyre duke bërë përpjekje të ndihmonte të plagosurën-nënën e tyre të cilën ata e kanë transportuar në qendrën emergjente në spitalin e Gjakovës, ku nga plagët e marra pas pak viktima kishte vdekur.

Policia në vend ngjarjes ka gjetur armën me të cilën dyshohet se është plagosur viktima.

Sipas deklaratave të familjarëve respektivisht fëmijëve të tyre bashkëshortët kanë jetuar në harmoni dhe nuk kanë pasur probleme në mes vete dhe dyshimet e tyre janë se rasti ka qenë aksidental dhe se nëna e tyre në atë moment ka qenë duke e pastruar armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Bashkëshorti i viktimës ishte larguar nga shtëpia dhe më vonë është arrestuar nga policia në lagjen e tij dhe bazuar në deklaratën e tij viktima kishte pasur armën në dorë të cilën ishte duke e pastruar dhe aksidentalisht i ka shkrepur . Ai deklaron se ishte larguar nga shtëpia për shkak të gjendjes së rëndë emocionale”, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në këtë komunikatë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për autopsi dhe në bashkëpunim dhe koordidnim me prokurorin, rasi po hetohet nga Sektori Rajonal për hetime dhe nga drejtoria rajonale e Policisë në Gjakovë.

E njoftim për ngjarjen në fjalë ka lëshuar edhe Prokuroria Themelore e Gjakovës.

“Prokuroria Themelore e Gjakovës  njofton opinionin se sot rreth orës 00:15, ka ndodhur një rast vrasje, në rrugën ”Ali Ibra” P.N në Gjakovë, për momentin në rrethana të panjohura.

Viktima e rastit është një grua e moshës rreth 50 vjeçe, R. Sh.

Ngjarja ka ndodhur në ballkonin e shtëpisë së tashmë të ndjerës, ku viktima dyshohet që është qëlluar nga arma e zjarrit  me një të shtënë në gjoks, i cili ka qenë vdekjeprurës. Dyshohet që vrasjen e ka shkaktuar bashkëshorti i saj Xh. Sh, i cili për momentin është në arrati.

Viktima nga ana e fëmijëve të saj është dërguar në spitalin e qytetit të Gjakovës, ku nga ana e mjekëve është konstatuar vdekja e saj.

Në momentin kur ka ndodhur rasti në ballkonin e shtëpisë, kanë qenë vetëm viktima dhe bashkëshorti i saj. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi.”, bëhet e ditur në këtë komunikatë./Lajmi.net/