Burri vdes pasi ka ngrënë 40 vezë si një bast që e bëri me shokun e tij

Pas një basti me shokun e tij për t'i ngrënë 50 vezë, burri humbi vetëdijen dhe ndërroi jetë.

Fun

09/11/2019 10:55

Subhash Yada dhe shoku i tij ishin duke e vizituar një market në Uttar Pradesh në Indi, dhe aty filluan të argumentonin, kjo sipas një raporti të policisë.

Për të i rënë në fund mos pajtimit të tyre ata vunë bast se ai i cili do të hajë 50 vezë do të fitoj një shumë të parave prej njëri tjetrit, raporton “9gag”, transmeton lajmi.net.

Policia tha se Subhash Yada, sapo filloi të hajë vezën e 42 ai kollapsoi dhe e humbi vetëdijen.

24 vjeçari u shpejtuar për në spital dhe pas disa orëve ai ndërroi jetë. Doktorët besuan se Mr Yada ka vdekur nga mbi ngrënia e vezëve. /Lajmi.net/