Burri qëllon për vdekje gruan dhe veten! Arsyeja? Mendonte se kishin koronavirus

Frika e infektimit nga Covid-19 e ka shtyrë një burrë 54-vjeçar të qëllonte për vdekje gruan e tij dhe më pas veten; ngjarje kjo e cilësuar nga autoritetet policore si vrasje-vetëvrasje.

Bota

07/04/2020 10:44

Mësohet se policët kishin shkuar për të kryer një kontroll rutinë mirëqënieje në shtëpinë e tyre, por zbuluan kufomat e Patrick Jesernik 54 vjeç dhe Cheryl Schriefer 59 vjeç.

Trupat u gjendën në dhoma të ndara në shtëpi dhe të dy ishin qëlluar në kokë me një armë, e cila u gjet pranë Jeserink.

Autoritetet deklaruan se të gjitha dyert dhe dritaret brenda shtëpisë ishin mbyllur nga brenda dhe shtëpia ishte e rregullt, nuk kishte shenja luftimi. Personi që njoftoi policinë u shpreh se ishte shqetësuar për faktin që nuk i kishte parë prej ditësh dhe nuk kishte komunikuar me ta, transmeton Tch.

Është raportuar se Schriefer kishte vështirësi në frymëmarrje, e cila është një nga simptomat e koronavirusit.

Të nesërmen, një autopsi u krye në çift dhe zbuloi se gruaja ishte qëlluar në pjesën e pasme të kokës në distancë të afërt. Vdekja e saj u vendos si vrasje.

Jesernik vdiq si pasojë e një plagë me armë të vetë-shkaktuar, dhe vdekjes së tij iu referuan si një vetëvrasje. Burri dhe gruaja rezultuan negativisht ndaj COVID-19.