​Burri i infermieres kërcënon pacientin

Një i dyshuar ka kanosur një pacient i cili ishte i shtrirë në spitalin e Gjakovës.

Lajme

12/06/2022 11:27

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje, ku pacienti kishte një mosmarrëveshje me një infermiere dhe i dyshuari burri i saj ka kanosur viktimën.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Raporti i plotë:

Gjakovë 11.06.2022 – 09:00. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka kanosur një pacient i cili ishte i shtrirë në spital, vlen të ceket se pacienti kishte një mosmarrëveshje me një infermiere dhe i dyshuari burri i saj ka kanosur viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.