Burki: Do t’i shkruaj Shaqirit që të transferohet te BVB
Transferi i ri i Borussia Dortmund, Roman Burki ka deklaruar se do t'i shkruaj Xherdan Shaqirit që të vijë te skuadra gjermane.

Sport
Mesfushori me pasaportë zvicërane nuk ka vend te skuadra e Interit dhe për këtë duhet ta gjejë sa më shpejtë skuadrën e tij të re.
”Unë definitivisht do t’i shkruaj atij”
”Nuk e di nëse Xherdani është i interesuar për Dortmund, por ai do të kishte 81.000 shikues në Signal Iduna Park”, tha Burki.