Burim Demolli nga Kolovica e Prishtinës është vrarë në Siri

Ka vdekur edhe shqiptar nga Kosova në luftën në Siri. Bëhet fjalë të riun nga Prishtina, Burim Demolli.

Lajme

29/11/2014 14:04

Lajmin e ka konfirmuar një kushëri i tij, i cili ka thënë se e tashmë familja e tij ka hapur derën për ngushëllime.

“Në Siri është vrarë. Ne e kemi hapur të pamën”, ka thënë një kushëri i Burim Demollit, shkruan Gazeta Express.

Burim Demolli kishte shkuar në Siri bashkë me gruan dhe katër fëmijët e tij.

Tash, në shtetin ku po bëhet luftë sektare kanë mbetur familja e Burimit.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë dashur të flasin për këtë rast.

Sipas të dhënave të Policisë dhe organizatave të ndryshme janë mbi 100 kosovarë që kanë shkuar dhe janë bërë pjesë e luftërave në Siri e Irak.

Deri më tash, afër 20 prej tyre e kanë humbur jetën.