Burgu, brenda të cilit po mbahet terroristi që realizoi sulmin në Zelandë të Re

Qelia, ku i dyshuari i armatosur i Christchurch raportohet se po mbahet në izolim, është përshkruar si një hapësirë me ngjyrë krem dhe kafe, me mure prej betoni, 17 kilogramë të trasha.

Bota

20/03/2019 16:31

Brenton Tarrant, 28 vjeç, kuptohet të jetë nën mbikëqyrjen 24-orëshe në burgun e sigurisë maksimale në Paremoremo, transmeton lajmi.net.

Sipas informatave, në qeli ekzistojnë detektorë të rrahjeve të zemrës, dyer të sigurisë që zhbllokohen me skanues të gishtave dhe një gardh me pesë shtresa.

Çdo qeli është 3.1m e gjatë dhe 2.9m e gjerë, së bashku menjë dritare, një tavolinë dhe një tualet dhe dush të dukshëm për të gjithë stafin e burgut, qasje kjo që arrihet nëpërmjet kamerave.

Zelanda e Re ka identifikuar zyrtarisht 21 nga 50 viktimat e vrarë gjatë sulmeve në dy xhamitë në Christchurch javën e kaluar. /Lajmi.net/