Burgoset dhëndri sepse rrahu shoqëruesen e nuses në dasmën e tij

John Campbell, 27 vjeçar, kishte pirë drogë dhe pije alkoolike ditën e tij të dasmës, dhe fatkeqësisht sulmoi miken më të mirë të gruas së tij.

Bota

09/02/2016 20:35

Ai kishte qëndruar 12 muaj në burg, përderisa shoqja e gruas së tij ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike në fytyrën e saj, transmeton lajmi.net.

Gjykatësi Roger Dutton tha: “Campbell pranoi fajin e tij, ai nisi të grushtojë në fytyrën e saj pa asnjë arsye.”

Prokurori tha se kur Campbell u arrestua i kishte thënë policisë se kishte pirë shumë kokainë, dhe nuk kishte qenë i vetëdijshëm, transmeton lajmi.net.

Në një deklaratë të viktimës thuhet se ajo vazhdon të ketë probleme në fytyrën e saj, dhe që ka fituar ankthe që shpeshherë zgjohet nga gjumi duke qarë.

Gruaja e Campbell tha: “Jam tmerrësisht e trishtuar që kam humbur miqësinë time me të.”
Familja e tij kishin pretenduar ta mbronin atë por kërkesa i ishte refuzuar, sepse policia ka thënë se ai ishte dënuar edhe më parë për rrahje dhe sulme të ndryshme, ku rezultuan edhe që kishte keqtrajtuar gruan e tij të parë.
Gruaja e tij Rachel nuk mund të ngrinte padi për shkak të lidhjes familjare që kishte me të, përderisa babai i saj Tony Walsh, tha: “Vajza ime është e çmendur nëse vazhdon të qëndrojë bashk me të. Nuk do të flasë më me vajzën time nëse zgjedh bashkjetesën me të.” /Lajmi.net