Burgosen dy kosovarët që tentuan ta trafikonin një të mitur nga Shqipëria

Gjykata e Kukësit dha sot në mesditë masën e arrestit burg pa afat për dy shtetasit kosovarë, të arrestuar ditën e djeshme në Morinë.

Lajme

29/05/2015 20:14

Bylbyl Iseni, 36 vjeç, dhe Albert Dobratiqi, 33 vjeç, banues në Prishtinë akuzohen për trafikim të personave të mitur, raportojnë mediat në Shqipëri.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë tentuar të kalojnë në pikën e kalimit kufitarë të Morinës, shtetasen e mitur E. Z., 17 vjeçe, banuese në Elbasan.

Por, nuk arritën të kalojnë në anën tjetër të kufirit, pasi janë vënë menjëherë në pranga nga policia kufitare. (lajmi.net)