Burgosen dy ish-ushtarë amerikanë për grusht shtetin e dështuar në Venezuelë

Një gjykatë në Venezuelë i ka dënuar dy ish-ushtarë amerikanë me 20 vjet burgim nën akuzuat se janë përfshirë në përpjekjen për ta rrëzuar presidentin Nicolas Maduro nga pushteti.

Bota

08/08/2020 23:31

Luke Denman dhe Airan Berry janë shpallur fajtorë për komplot, trafikim të paligjshëm të armëve dhe terrorizëm, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Dyshja ishte në mesin e 13 personave të arrestuar gjatë muajit maj që janë përpjekur të hyjnë në Venezuelë përmes detit nga Kolumbia.

Prokurori i Përgjithshëm, Tarek William Saab, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se “mercenarët” amerikanë e kanë pranuar përgjegjësinë e tyre për faktet që janë zbuluar.