Buraku & Grupi Fama sjellin këngën “S’ka dasëm”

Buraku dhe Grupi Fama publikuan projektin e ri muzikor.

ShowBiz

09/07/2020 16:15

Burak Vehapi dhe Grupi Fama publikuan sot projektin e ri muzikor me titull “S’ka dasmë”, shkruan lajmi.net.

Për tekstin dhe muzikën u kujdes Valon Biba, orkestrimin e bëri Valon & Doan, ndërsa për videoklipin është kujdesur MProduction.

Balada e Burakut dhe grupit të tij vjen pikërisht në kohën kur në Kosovë janë ndaluar ahengjet me më shumë se 50 persona, për shkak të pandemisë COVID-19.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Buraku dhe Grupi Fama me titull “S’ka dasmë”. /Lajmi.net/

YouTube player