“Bunkeri” sekret në qendër të Prishtinës, i gatshëm për raste të jashtëzakonshme

Prishtina ka pesë Strehimore Nëntokësore të cilat shfrytëzohen në rast të ndonjë fatkeqësie të mundshme. Kështu ka thënë Xhemshit Gashi, Inspektor i Emergjencave pranë Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, shkruan Lajmi.net. Ai ka shoqëruar ekipin e Lajmi.net në njërën nga këto strehimore, ajo e cila ndodhët në lagjen Ulpiana në Prishtinë për të parë nga…

Lajme

24/04/2024 12:24

Prishtina ka pesë Strehimore Nëntokësore të cilat shfrytëzohen në rast të ndonjë fatkeqësie të mundshme.

Kështu ka thënë Xhemshit Gashi, Inspektor i Emergjencave pranë Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, shkruan Lajmi.net.

Ai ka shoqëruar ekipin e Lajmi.net në njërën nga këto strehimore, ajo e cila ndodhët në lagjen Ulpiana në Prishtinë për të parë nga afër gjendjen dhe kushtet në këtë strehimore.

Sipërfaqja e kësaj strehimore përfshinë 385 metër katrorë, e cila është e gaqme për banim.

Të vetmet gjëra që mungojnë brenda saj janë shtroj e mbulojë dhe orendi të ndryshme.