Bundesliga, prioritet i Guardiolës
Pep Guardiola thotë se prioritet i Bayern Munichut këtë sezon do të jetë mbrojtja e titullit në Bundesligë. Trajneri spanjoll nuk po mendon shumë për garat evropiane.
Sport
Mbrojtja e titullit në Bundesligë është objektivi kryesor i Bayern Munichut këtë sezon, sipas Pep Guardiolas, i cili shton se ekipi i tij është i gatshëm për fillimin e sezonit të ri.
Bayerni e siguroi titullin për një kohë rekorde sezonin e kaluar, duke përfunduar 19 pikë përpara Borussia Dortmundit.
Mirëpo, gëzimi për këtë rekord u zbeh pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi, që fitoi 5:0 me rezultat të përgjithshëm.
“Bundesliga mbetet objektivi ynë kryesor. Është titulli më i vlefshëm. Do të punojmë për këtë çdo ditë”, u shpreh trajneri spanjoll.