Bulls ndalin Indianan

Indiana Pacers janë ndalur në serinë e fitoreve në edicionin e ri të NBA’së. Pas nëntë fitoreve të njëpasnjëshme, Pacers pësuan në udhëtim te Chicago Bulls me rezultat 110-:94. Bulls e siguruan fitoren pothuajse pas qerekut të dytë kur ishin në epërsi të thellë 60:35. Luol Deng e përfundoi ndeshjen me 23 pikë, kurse Derrick…

Sport

17/11/2013 08:04

Indiana Pacers janë ndalur në serinë e fitoreve në edicionin e ri të NBA’së. Pas nëntë fitoreve të njëpasnjëshme, Pacers pësuan në udhëtim te Chicago Bulls me rezultat 110-:94.

Bulls e siguruan fitoren pothuajse pas qerekut të dytë kur ishin në epërsi të thellë 60:35. Luol Deng e përfundoi ndeshjen me 23 pikë, kurse Derrick Rose shtoi 20, me saktësi 6-11 për treshe.

Tek Pacers, basketbollisti më i dalluar ishte Roy Hibber me 14 pikë dhe 9 kërcime. Indiana ishte skuadra e parë që e filloi një sezon të ri me nëntë fitore me radhë, pas Dallasit më 2002/03.

Në duelet tjera, kampioni në fuqi Miami Heat festoi në udhëtim ndaj Charlotte me rezultat 97-81. LeBron James shkëlqeu me 30 pikë dhe 7 asistime.

New York Knicks humbi nga Atlanta Haëks 90:110, ndërsa Los Angeles Clippers mposhtën Brooklyn Nets me rezultat 110:103.

Rezultatet dhe realizatorët:

Charlotte – Miami 81-97 (Walker 22 – Beasley 15)

Orlando – Dallas 100-108 (Afflalo 25 – Blair 18)

Washington – Cleveland 96-103 (Beal 28 – Thompson 15)

New York – Atlanta 90-110 (Anthony 23 – Corver 15)

New Orleans – Philadelphia 135-98 (Anderson 26 – Morris 20)

Minnesota – Boston 106-88 (Love 23 – Bradley 27)

Chicago – Indiana 110-94 (Deng 23 – Hibbert 14)

Houston – Denver 122-111 (Howard 25 – Lawson 28)

Milwaukee – Oklahoma City 79-92 (Mayo 22 – Durant 24)

Golden State – Utah 102-88 (Thompson 25 – Favors 17)

LA Clippers – Brooklyn 110-103 (Griffin 30 – Plumlee 19)